Kërkesa e PD për përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla, KQZ cakton relatorët

schedule09:40 - 10 Maj, 2021

schedule 09:40 - 10 Maj, 2021

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin. “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46. Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

Relatorët për kërkesat e Partisë Demokratike

Elvin Lako, kërkesa ankimore mr. 36 në Vlorë nr. 38 në Shkodër dhe nr. 40 në Elbasan

Koli Bele, kërkesa ankimore nr. 37 në Durrës dhe nr. 41 në Gjirokastër

Ledio Braho, kërkesa ankimore nr. 39 në Tiranë

Ilirjan Rusmali, kërkesa ankimore nr. 42 në Berat dhe nr. 44 në Fier

Elvis Cefa, kërkesa ankimore nr. 43 në Korçë

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!