Kërkesa e PD për çregjistrimin e kandidatit të PS në Mallakastër, KAS merr vendimin

schedule20:33 - 10 Prill, 2023

schedule 20:33 - 10 Prill, 2023

 

Partia Demokratike zyrtare dorëzoi në KAS një kërkesë për çregjistrimin e kryebashkiakut aktual të Mallakastrës, i cili është zgjedhur nga PS për të rikanduar në zgjedhjet e “14 Majit” .

Sipas PD, Qerim Ismailaj nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 Majit pasi ka qenë i dënuar në Greqi dhe po ashtu dënuar më 6 muaj në burg në Shqipëri për falsifikim.

Mësohet se KAS ka rrëzuar këtë kërkesë që në seancën paraprake dhe Ismailaj do të mbetet kështu në garë.

Njoftimi:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!