Vincent Kompany nukj dëshiron të heqë dorë nga Alphonso Davies. Anësori kanadez është pjesë e listës së lojtarëve që trajneri i ri i Bayern Munich do të donte t’i vendoste në qendër të prjoketit të tij teknik dhe për këtë arsye synon ta bindë atë që të mos largohet.
Davies tani ka vetëm një vit në kontratën e tij dhe Real Madrid është klubi që ka shfaqur më shumë interes për të.
Megjithatë, sipas “Bild”, Bayern po përpiqet në çdo mënyrë të rinovojë kontratën e lojtarit. Raundi i parë i bisedimeve me agjentin e Alphonso Davies u zhvillua në Munich, ende nuk ka një marrëveshje mes palëve, por klubi bavarez është i gatshëm të rrisë ofertën e pagës me 13 milionë euro në sezon për ta bindur atë të qëndrojë./h.ll/abcnews.al