Kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës, Byroja e Kuvendit mblidhet sot

schedule14:48 - 5 Prill, 2018

schedule 14:48 - 5 Prill, 2018

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbledh Byronë e Kuvendit sot pasdite në orën 18.00 lidhur me kërkesën e paraqitur nga LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi.

Kjo kërkesë u paraqit zyrtarisht në Kuvend dy ditë më parë.

LSI e argumenton kërkesën për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi me fjalorin, fyes, sipas saj, të përdorur nga kryeministri në sallën e seancave planare të enjten e kaluar, gjatë debatit mbi tarifën për Rrugën e Kombit./abcnews.al