Kërkesa e klubeve greke për rikthimin e tifozëve në stadiume, qeveria vendos

schedule16:27 - 24 Qershor, 2020

schedule 16:27 - 24 Qershor, 2020

Kampionati i futbollit në Greqi ka rinisur dhe ndeshjet po zhvillohen me dyer të mbyllura. Klubet kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe i kanë dërguar një kërkesë qeverisë që të lejohet prania e tyre në stadium.

Dëshira e tyre dhe e vetë tifozëve, është refuzuar nga autoritetet greke. Ndeshjet “play-off” dhe “play-out”, do të vazhdojnë të luhen pa praninë e publikut.

L’Equipe raportoi javën e kaluar se klubet e Super League shpresonin që të lejoheshin 20% e kapaciteteve të stadiumeve. Qeveria ka vënë veton dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Shteti fqinj numëron 190 persona të vdekur nga koronavirusi dhe mbi 3300 të infektuar. Rastet janë shtuar shumë dy javët e fundit dhe kjo ka detyruar autoritetet që të mos nxitohen për rikthimin e tifozëve në stadiume. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!