Sipas mediave spanjolle, kreu i gjykatës së Barcelonës ka refuzuar kërkesën e Dani Alves për lirim nga burgu, ndërsa 39-vjeçari brazilian ka mbetur pas hekurave.
Kujtojmë se ish-asi i Barcelonës ndodhet prej 3.5 muajsh në burgun e Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar, teksa dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në qytet, ku ka pranuar se ajo ka pasur një kontakt me viktimën e supozuar, megjithatë ka theksuar se ajo që ka ndodhur ka ndodhur me pëlqimin e saj.
Siç theksohet nga raportimet, gjykata rrëzoi kërkesën e Dani Alves pasi ekziston rreziku që ai të largohet nga vendi. /G.D abcnews.al/
Dani Alves seguirá en prisión.
? La juez que investiga al exjugador ha acordado mantenerle después de ser acusado de violación.
? Han rechazado la petición de la defensa del futbolista para salir en libertad provisional, si es preciso con medidas cautelares. pic.twitter.com/y0JRwqKoO8
— Relevo (@relevo) May 9, 2023