David Alaba po luan sezonin e tij të fundit me Bayern Munchen dhe në verë do të vishet me ngjyra të tjera, teksa klube gjigantë e duan në gjirin e tyre.
Austriaku do të shkojë si lojtar i lirë dhe nga kjo ai dëshiron të përfitojë për të firmosur një kontratë me pagë të lartë. Nga Spanja mësohet se ai nuk heq dorë nga paga prej 22 milionë eurosh në sezon.
Ai gjithashtu dëshiron të firmosë për 5 vite dhe si rrjedhojë përfiton 110 milionë euro nga kontrata e re. Këto shifra duket se kanë frikësuar të gjithë klubet e interesuara, përveç njërit.
Real Madrid vazhdon të kërkojë shërbimet e Alaba dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Ramos, i cili me shumë mundësi do zbarkojë në Manchester ose Paris në verë. /abcnews.al