Ish-ministri Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit kërkoi që të gjendjet një zgjidhje për depozitat mbi pallate. Beqaj tha se ashtu siç u gjet zgjidhja për kabinat elektrike, të gjendet edhe për depozitat, të cilat janë një shqetësim.
“Dikush tha këtu pse duhet të merremi sot me këtë çështje. Por atëherë edhe integrimin në BE le ta ngrijmë. Ajo çfarë përmirësojmë sot është një kërkesë të BE, sepse vendet e atij bashkimi mësuan se kjo është mënyra si mund të zhvillohet energjia e vendit. Ne që nga vjet më në fund prodhojmë edhe energji diellore.
Do vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e energjive të rinovueshme. Unë dua të falënderoj ministren, bashkëpunëtorët e saj. Në komisionin ne krijuam mundësinë që ti japim zgjidhje edhe një problemi prej vitesh, që është ai i kabinave elektrike. Do i kërkoja ministrisë që siç gjetëm zgjidhje për kabinat e energjisë, të gjenim zgjidhje edhe për depozitat e ujit që kemi mbi pallate.
Ndërkohë 2-3 gjëra që u prekën këtu. Po e filloj me kolegun tim nga Dibra. Unë kam fatin e madh të jem deputet i qarkut të Dibrës, ku rruga e Arbrit është tashmë realitet. Shkoj unë apo nuk shkoj në Burrel, Klos, apo Peshkopi ka shumë pak rëndësi.
Rëndësi ka që qarku i dibrës, së bashku me Gjirokastrën është më pak i prekur nga covid. Këtu ka 0 vjet parlametarizë, unë kam eksperiencën time modeste. Nuk është kjo mënyra si të hyjmë në politikë”, u shpreh Beqaj në Kuvend. /abcnews.al

