Studioja e emisionit ‘ABC-ja e mëngjesit’ është ndezur në flakë falë dy kërcimtareve Albana Xhokola dhe Jutta Rustami.
Ato kanë performuar me zjarr në duar dhe në ritmet e muzikës duke argëtuar jo vetëm shikuesit, por edhe moderatorët në studio, ku Enkel Demi nuk ka nguruar të bëjë edhe batuta.
“Në momentin që fikët zjarrin ngjanit më tepër me Sandër Lleshajn”, tha Keli në fund të performancës duke shkkatuar të qeshura.
Ndërkohë vajzat treguan edhe pak nga jeta e tyre jashtë kërcimit.
“Në përgjegjësi punojmë natën. Ditën bëjnë palestër, kemi mbaruar shkollën. Kemi një studio tonën, aty bëjm prova. Ka kosto puna se ne çdo gjë e bëjmë vëtë. Jemi single, e kemi nisur që të vogla baletin, ndërsa zjarrin kemi pesë vite”, pohuan kërcimtaret./abcnews.al