‘Kërcimi i gabuar’ i kushton shumë blogeres ruse, përfundon në polici

schedule12:41 - 28 Maj, 2020

schedule 12:41 - 28 Maj, 2020

Një video e publikuar në rrjete sociale i ka kushtuar shumë blogeres ruse, Yara. Së fundmi ajo kishte realizuar një kërcim provokues me veshje fetare, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve.

Blogerja ka kërkuar ndihmën e policisë pasi pretendon se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar. “Njerëzit po më kërcënojnë nëpërmjet adresave fallco, kryesisht me shkrim, por gjithashtu dhe nëpërmjet një mesazhi të gjatë me zë.”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

“Nuk jam sulmuar në rrugë akoma, por mundohem të mos dal shumë jashtë dhe kur e bëj këtë përdor maskë.”, ka shtuar blogerja. /abcnews.al