Janë më të mirët e historisë së futbollit dhe “epoka” e tyre po shkon drejt fundit. Bëhet fjalë për “luzitanin”, Cristiano Ronaldo e “pleshtin”, Lionel Messi, lojtarë të cilët kanë fituar çdo trofe në skuadrat ku kanë luajtur, e kanë arritur të grumbullojnë në total plot 13 “Topa të Artë”, me argjentinasin, që kryeson me 8 të tilla.
Përballjet e tyre, në “El Clasico”-n e famshme mes “katalanasve” të Barcelona e “galaktikëve” të Real Madrid janë të paharrueshme dhe sipas raportimeve më të fundit, nga mediat në Arabinë Saudite, dy “legjendat” e futbollit botëror do të përballen edhe njëherë me njëri-tjetërin.
Në shkurt të vitit 2024, dy “yjet” do të “kërvejnë herë të fundit” në fushën e blertë, nën “yjet” e Rijadit, në kuadër të “Riyadh Season Cup”, një sfidë miqësore kjo, mes amerikanëve të Inter Miami e “gjigantëve” sauditë, të Al-Nassr. /i.m /abcnews.al
SHIKONI NJOFTIMIN:
The Last Dance
مباراة تاريخية تجمع أساطير كرة القدم رونالدو و ميسينادي انتر ميامي يلعب ضد نادي النصر في بطولة كأس موسم الرياض… ⚽❤️🇸🇦
في المملكة ارينا 📌 Feb 2024
It’s the last dance of football greatness! 🏆
Ronaldo vs Messi clash on the pitch.Watch Inter Miami FC… pic.twitter.com/3aHtVGtFQI
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) November 21, 2023