LAÇ- Në qytetin e Laçit, jashtë rrethimit të gjimnazit, si pasojë e një konflikti te çastit një 17-vjeçar ka plagosur në këmbë me pistoletë një 15-vjeçar.
ABCnews mëson se është identifikuar e po vijon puna për kapjen e tij. Të dy janë nxënës shkolle, por ngjarja ka ndodhur në rrugë jashte rrethimit të shkollës. Policia nga ana tjetër vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al