Kërcënuan hapur Emmanuel Macron, ekspertët: Grupit “Wagner” po i vjen fundi

schedule20:41 - 10 Maj, 2023

schedule 20:41 - 10 Maj, 2023

TIRANË- Kreu i organizatës famëkeqe mercenare ruse Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, ka kërcënuar ditën e sotme drejtpërdrejt presidentin francez Emmanuel Macron. Ai theksoi se do t’i shkulin dhëmbët jo vetëm Macronit, por cilitdo person, i cili hedh baltë për grupin Wagner.

“Ne mund të shkulim dhëmbët e kalbur nga ato gojë të liga. Ne mund t’i shkulim dhëmbët Macronit dhe në përgjithësi kujtdo që hedh baltë në grupin Wagner”, tha ai.

Ky zhvillim në arenën ndërkombëtare u diskutuan sot në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News. Eksperti i Gjeopolitikës, Enri Hide, e cilësoi këtë si kërcënim qesharak, që në thelb tregon gjendjen e dëshpëruar ushtarake të këtij grupi.

“Është kërcënim qesharak. Kemi të bëjmë me momente të dëshpëruara ushtarake. Wagner duket si e ka ardhur fundi”, tha ai.

Kapiteni Artur Meçollari, thotë se kërcënimi ndaj Macron ka ardhur më tepër për të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas tij, ky grup ka marrë paralajmërime nga Rusia, se nëse largohet nga Ukraina do të cilësohet dezertim dhe për pasojë do dënohen sipas ligjeve në fuqi.

“Prigozhin e ka rritur shumë stekën, sepse ai s’mund të jetë kërcënim për shkak edhe të distancave, dhe është retorikës se e ka rritur stekën për të qenë lajm i parë në mediat ndërkombëtare. Prigozhin është në një situatë dhe sot ka marrë një paralajmërim, nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, i cili  i ka thënë se nëse ju largoheni, do konsiderohet si dezertim dhe do dënoheni sipas ligjeve në fuqi”, tha ai.

Koloneli Dritan Demiraj shprehet se tani që Wagner që po i del nga kontrolli edhe presidentit Vladimir Putin, fundi i tij është shumë i afërt, dhe këtë e bazoi në këtë logjikë:

“Mendoj dhe gjykoj, tani që po i del jashtë kontrollit Putinit, Rusia ka rregull që i asgjëson këto me metoda të ndryshme dhe besoj se po i vjen fundi, dhe në momentin, që po kërcënon edhe Purtinin, këtu ka kaluar vijën e kuqe.”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!