Një i ri nga Mamurrasi është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar një femër.
Sipas uniformave blu, Ylli Kaçi, 21 vjeç, përmes telefonit i ka kërkuar një sasi vlere monetare A.Gj. për mospublikimin e disa fotove në rrjetet sociale.
Mbi të riun tashmë rëndon vepra penale e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
Shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënie pasurie.
Policia kap dhe ndalon autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin :
– Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
/abcnews.al