Një 57 vejçar japonez i cili “kërcënonte” se do të përhapte COVID 19 meqë ishte infektuar vetë ka ndërruar jetë.
Viktima ishte nga qyteti Gamagor në prefekturën Aichi, i cili sipas mediave lokale në japoni ka ndërryar jetë pasi ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Ai ishte diagnostikuar me Covid-19 më 5 mars dhe ishte shtruar në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin thënë se duhej të izolohej. Ndërkohë ai nuk kishte ndjekur udhëzimet e dhëna nga ;personeli mjeksor dhe kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me koronavirus, se po shkonte për ta përhapur virusin.
Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Japonia deri më tani si pasojë e koronavirusit ka konfirmuar 37 viktima dhe më shumë se 1.500 persona./abcnews.al