Një 44 vjeçar është qëlluar nga policia italiane pasi i ka kërcënuar me thikë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Romë, ku 44 vjeçari ganez ka kërcënuar me thikë efektivët e policisë dhe ka refuzuar që ta hedhë thikën në tonë.
Në kuadër të kësaj situate policia italiane ka qëlluar 44 vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndër të tjera mësohet se ai kishte precedentë të mëparshme penale.e.su./abcnews.al