Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kërcënon Skocia, vendosim datë për referendumin për pavaresi nëse Brexit do të vijojë

schedule13:49 - 20 Maj, 2018

schedule 13:49 - 20 Maj, 2018

Skocia kërkon të zhvillojë referendum tjetër për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo është bërë e ditur nga kryeministrja e këtij vendi, e cila njoftoi se një datë do të vendoset pasi qeveria e Londrës të sigurojë zbatimin e Brexit.

Skocia kërcënon seriozisht: do të vendosim datën për një referendum të ri për pavarësi, menjëherë pasi qeveria britanike do japë siguri lidhur me zbatimin e Brexit. Këtë e  ka thënë kryeministrja e Skocisë, duke folur në një program të televizionit ITV. Nikola Sturgeon ka nënvizuar gjithashtu se partia e saj kombëtare nuk do të bllokojë një tjetër votim për Brexit lidhur me marrëveshjen përfundimtare.

Frika e skoxezëve ishte në fakt për pasojat e votimit nëse kjo, siç ndodhi në 2016, kishte rezultate të kundërta në pjesët e ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar. “Pasi të kemi arritur disa qartësi, të cilat shpresojmë të kemi deri në vjeshtën e këtij viti, në rezultatin e Brexit dhe në marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, do të shqyrtoj përsëri çështjen e kohës së një referendum mbi pavarësinë”, përfundoi Kryeministrja e Skocisë.



Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian në mars të 2019-ës. Vlen të theksohet se në referendumin e 2016-ës për Brexit, Skocia votoi masivisht pro qëndrimit në Union, ndaj kërkon që të ruajë bashkëpunimin me Brukselin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!