Prej dy orësh Elton Meta nga fshati Peshtan vijon që të kërcënojë me vetëvrasje me kallashnikov në oborrin e banesës së prindërve të gruas së tij në Zhupan të Fierit.
Burime për Abc News pohojnë se drejt Fierit në fshatin Zhupan është nisur njësia RENEA që ka dhe negociator, me qëllim për të bindur të riun që të heqë dorë nga akti i rrezikshëm që ka ndërmarrë. db/Abcnews.al