Kërcënon Hezbollahu: Izraeli do të paguajë shtrenjtë për vrasjen e civilëve në Liban

schedule12:05 - 15 Shkurt, 2024

schedule 12:05 - 15 Shkurt, 2024

Zyrtari i lartë i Hezbollahut, Nabil Qawuq ka paralajmëruar se Izraeli do të paguajë shtrenjtë për vrasjen e civilëve në Libanin Jugor. Mediat libaneze e raportuan këtë, duke cituar anëtarin e Këshillit Qendror të lëvizjes së armatosur libaneze aleate me Hamasin dhe Iranin.

Këto deklarata vijnë pak orë pas lajmit për vrasjen e të paktën 13 personave, përfshirë civilë, në Nabatiye, kryeqyteti i Libanit jugor, në bastisjet izraelite gjatë natës.

Granatimet ndërkufitare kanë vrarë tashmë më shumë se 200 njerëz në Liban, duke përfshirë më shumë se 170 luftëtarë të Hezbollahut, si dhe rreth një duzinë trupash izraelite dhe disa civilë izraelitë.

Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr për më shumë se katër muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!