Zëdhënësi i grupit të rebelëve Houthi në Jemen, Mohammed Abdulsalam ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin. Ky reagim vjen si kundërpërgjigje e sulmeve të Izraelit pranë portit al-Hudaydah.
Abdulsalam ka thënë se do të ketë sulme të ashpra dhe se të gjitha vendet e rëndësishme për Izraelin do të jenë në objektiv për t’u goditur.
Sipas IDF-së, Houthi-t e Jemenit në nëntë muajt e fundit kanë lëshuar më shumë se 220 raketa balistike, raketa lundrimi dhe drone në Izrael – kryesisht drejt qytetit më jugor të Eilat-it.
/abcnews.al/