Kërcënoi të birin me thikë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

schedule11:20 - 24 Gusht, 2021

schedule 11:20 - 24 Gusht, 2021

Një 47-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi kërcënoi të birin me thikë. Njoftohet se 47-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të birit dhe më pas po e kërcënonte me thikë.  Pas marrjes së njoftimit, policia shkoi në lagjen “Pavarësia”, dhe e vuri në pranga babin dhunues duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

NJOFTIMI

“Kanosi me mjet prerës djalin e tij, vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet një mjet prerës thikë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”. s.b/abcnews.al/