Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestohet punonjësi në SHBA

schedule07:45 - 5 Nëntor, 2024

schedule 07:45 - 5 Nëntor, 2024

Një punonjës për zgjedhjet në Georgia të SHBA është arrestuar pasi shkroi një letër ku kërcënonte se do të vriste kolegët e tij. 25 vjeçari Nicholas Wimbish shërbente si punonjës sondazhi në Zyrën Zgjedhore të Qarkut Jones në Grey, Georgia, më 16 tetor, kur u përplas me një votues.

Të nesërmen, Wimbish i dërgoi një letër mbikëqyrësit të zgjedhjeve të qarkut duke pretenduar se i vinte nga votuesi me të cilin u përplas. Në fund të letrës, ai përmendte edhe kërcënimin me bombë.

25 vjeçari u akuzua për dërgimin e një kërcënimi me bombë, përcjelljen e informacionit të rremë në lidhje me një kërcënim me bombë, postimin e një letre kërcënuese dhe dhënien e deklaratave të rreme në FBI, thanë prokurorët.

Georgia është një nga shtatë shtetet e kontestuara që pritet të vendosë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së martës mes ish-presidentit republikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!