Kërcënoi se do të hidhte bombë në koncert, arrestohet fansi i reperes së famshme

schedule20:39 - 9 Janar, 2022

schedule 20:39 - 9 Janar, 2022

Një burrë është arrestuar pas një kërcënimi me bombë në koncertin e reperes Doja Cat në Indianapolis të shtunën. Autoritetet thonë se personi në fjalë kërcënoi të pranishmit në koncert se do të hidhte një bombë që e kishte në çantën e shpinës me qëllim që të mos priste në rradhë.

Kjo ka shkaktuar panik te pjesëmarrësit, të cilët njoftuan policinë por nuk gjetën asnjë eksploziv. Hyrja në koncertin e reperes, u vonua për rreth 20 minuta, por vazhdoi më pas siç ishte planifikuar. Reperja me famë botërore nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë incident.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!