Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili kërcënoi një 39-vjeçar me armë. Bëhet e ditur se në pranga është vënë Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit.
Gjatë natës, 36-vjeçari njoftohet se i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, ka kërcënuar me armë zjarri kallashnikov M. D., banues në Paskuqan 2.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua arma. /abcnews.al/