Një 33 vjeçar, i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur ditë më parë, është vënë në prangat e policisë së Velipojës.
Sipas policisë, i riu ka kanosur me pistoletë kuzhinierin në një lokal në fshatin Pulaj, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me kamarierin, i afërm i 33 vjeçarit.
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e policisë pas konfliktit./abcnews.al