Kërcënoi me armë kreun e Aluiznit në Kukës, arrestohet 40-vjeçari

schedule13:12 - 2 Prill, 2019

schedule 13:12 - 2 Prill, 2019

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi kërcënoi kreun e Aluiznit, Vladimir Spahiun. Sipas policisë, autori Petrit Hallaçi është konfliktuar në ambientet e Aluiznit për shkak të detyrës. Por më pas, ai është larguar në shtëpi dhe mori armën e gjahut, të cilën e kishte me leje.

Hallaçi është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës./abcnews.al