Një rast tjetër dhune ndaj gruas është regjistruar të mërkurën në Itali, ku protagonist ishte një shqiptar 46 vjeç. Sipas mediave italiane, shqiptari ka kërcënuar për vdekje gruan me dy thika kuzhine për arsye banale. Gjithçka ka ndodhur para tre fëmijëve minorenë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve gjithçka përfundoi pa pasoja tragjike. Sipas tyre, shqiptari ka tentuar që ta godasë bashkëshorten me thikë. Ajo ka pësuar vetëm disa lëndime të lehta.
Situata e dhunës në familjen shqiptare ishte e përsëritur, pasi vetëm një ditë më parë ata kishin pasur një grindje tjetër, në të cilën sërish kishin ndërhyrë autoritetet. Pas sqarimit të ngjarjes, burri shqiptar u arrestua për dhunë në familje dhe plagosje./abcnews.al