Ragimi i shpejtë i policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes burrit e gruas në Theth, i cili mund të kishte pasoja të rënda. Kjo pasi Kolë Pisha kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan dy pushkë dhe municion luftaral.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një të ri që qarkullonte me armë zjarri. 22-vjeçari D.Z po ndiqej nga policia dhe sapo i riu e ka kuptuar këtë fakt ka hedhur kallashnikovin. Duke përfituar nga terreni i thyer dhe errësira ai ka mundur të largohet, por po punohet për kapjen e tij./abcnews.al