Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit/ Tiranë, shoqërohet në polici Gentian Mali: Jeni për t’u vrarë të gjithë

schedule11:51 - 10 Tetor, 2025

schedule 11:51 - 10 Tetor, 2025

Disa ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, dy incidente kanë ndodhur në gjykata, me sulme ndaj rojeve të sigurisë në këtë institucione të drejtësise

Të premten një avokat dhunoi nje punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Abc News ka mesuar se avokati Redi Llanaj  ka kërkuar të hyjë në ambientet e Gjykatës por aty është ndaluar nga roja I sigurisë për kontroll. Debati ka nisur për sa i përket kontrolli në pajisjen e dedektorëve për metal. Pas toneve të larta, avokati Redi Llanaj ka sulmuar fizikisht dhe ka dhunuar rojen e sigurisë.

Brenda ambienteve të gjykatës së Vlorës, vërehen njollat e gjakut si deshmi e perplasjes se dhunshme brenda ketij institucioni.

Menjëherë pas incidentit, avokati Redi Llanaj është shoqëruar në policing e vlores për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.Por edhe ne gjykaten e apelit ne Tirane, qe u be skene krimi, nuk ka qetesi.

“5 ditë pas vrasjes së gjyqtarit brenda gjykatës…një tjetër incident u shënua në Gjykatën e Apelit, ku një person kercenoi rojen e sigurie”

Policia ka shoqëruar në komisariat Gentian Mali i cili kërcënoi punonjësin e sigurisë, duke iu drejtuar me fjalët “Jeni për tu vrarë të gjithë”.

Personi i shoqëruar sipas të dhënave nga Gjykata kërkonte të hynte brenda ambienteve për një seancë penale ku do të caktohej masa e sigurisë ndaj kunatit të tij, i arrestuar per qellime ekstradimi. Por ai nuk eshte lejuar pasi seanca zhvillohej me dyer te mbyllura dhe kaq ka mjaftuar që Mali të kërcënonte rojen e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!