Një sasi e dyshuar eksplozivi rreth 150 gram i është vendosur mëngjesin e së dielës poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Burimet thanë se tritoli në makinën e adminstratorit të Vllaznisë është hedhur i ndezur, por nga përplasja ka lëvizur fitili duke shmangur shpërthimin.
Persona ende të pa identifikuar kanë vendosur në mjetin e tij tip “Benz” një pako të mbështjellë me natriban. Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së 46-vjecarit në lagjen “Ahmet Haxhia” pranë stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Pakoja e dyshimtë është konstatuar nga vetë Lici rreth orës 08:56 minuta të së dielës, i cili ka lajmëruar menjeherë policinë.
Lenda plasese është çaktivizuar nga forcat xheniere. Pakoja është dërguar në laboratorin kriminalistik për tu analizuar, nëse ka shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Mësohet se pakoja e dyshuar me lëndë plasëse kishte një fitil zjarr-përçues rreth 20 cm të gjate, për të cilin forcat xheniere kanë konstatuar se ishte ndezur, dhe më pas është fikur.
Sipas ekpertizës, tritoli në makinën e adminstratorit të Vllaznisë është hedhur i ndezur, por nga përplasja ka lëvizur fitili duke shmangur shpërthimin.
Burime për “Abc News” bëjnë të ditur se tritoli mund të jetë vendosur për shkak të detyrës. Vetë Lici ka thënë se “ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. le t’ua organet kompetente, nuk unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq”.
Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, Suad Lici deklaroi se nuk ka konflikte me njeri dhe theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij.
Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”., tha Lici për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak.
Pranë Licit ishte edhe kryebashkia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.
“Qoftë Policia e Shtetit apo organet hetuese nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjen. Për ngjarjen e sotme duhet të presim atë çfarë duhet vlerësuar teknikisht”, tha Ademi.
Grupi hetimor ka sekuestuar pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ngjarja ka ndodhur pak orë para ndeshjes që Vllaznia luan me Teutën e Durrësit./abcnews.al