Kërcënohet me armë kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani

schedule16:30 - 31 Tetor, 2017

schedule 16:30 - 31 Tetor, 2017

Kryetari i Bashkisë së Belshit është kërcënuar me armë zjarri. Vetë kryetari socialist Arfi Tafani i tha ABC News se autori është Rajan Tafani, i cili është vëllai i ish-kandidatit të pavarur për kryetar bashkië, Besjon Tafani. Sipas kryetarit të Bashkisë së Belshit, autori i ka kërkuar 300 mijë Euro ose një shesh ndërtimi si kompesim për prishjen e lokalit në breg të liqenit. Tafani ka bërë denoncimin në polici dhe autori është arrestuar. Kryetari i ka thënë policisë se ndjehej i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!