Kërcënohet Matteo Renzi, zarf me plumba për ish-kryeministrin italian  

schedule16:07 - 4 Mars, 2021

schedule 16:07 - 4 Mars, 2021

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi është kërcënuar. Renzi ka marrë një zarf anonim që përmban dy plumba, thanë anëtarët e partisë së tij Italia Viva në mediat sociale.

Lajmi është dënuar gjerësisht nga politikanët italianë, përfshirë dhe Lëvizjen Pesë Yje, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kërcënimeve ndaj politikanëve.

“Është koha t’i themi mjaft kësaj politike të dhunës dhe urrejtjes,” tha Teresa Bellanova, deputetja dhe anëtarja e Italia Viva.

“Matteo, ne jemi në krahun tënd, me forcë dhe krenari, nuk do të frikësohemi,” shtoi ajo në Facebook.

Pas mesazheve të shumta mbështetëse ndaj tij, reagoi edhe vetë Renzi. “Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Renzi shërbeu si kryeministër i Italisë nga 2014 në 2016 dhe mbetet në Senat si drejtuesi i Italia Viva, një grup i vogël i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Në janar, vendimi i partisë së tij për të lënë qeverinë e koalicionit të vendit detyroi dorëheqjen e ish-kryeministrit Giuseppe Conte dhe e çoi Italinë në një krizë politike. g.v/abcnews.al