Deputeti Ligoraq Karamelo denoncon se është fyer dhe kanosur nga tre persona në Korçë. Pasi bëri kallëzimin në polici ai deklaroi për mediat se është kërcënuar nga autorët, të cilët kanë tentuar ta godasin. Për këtë rast policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat disa persona.
Tre persona kanë kërcënuar deputetin Ligoraq Karamelo kur ishte duke dalë nga një lokal. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në qytetin e Korçës .
Pasi beri kallëzimin në Polici ai deklaroi për mediat se autorët tentuan ta godasin pasi e quajtën tradhëtar.
Pavarësisht fyerjeve dhe kanosjes Karamelo deklaroi se nuk tërhiqet nga mandati i deputetit.
Policia e Korçës në lidhje me ngjarjen shoqëroi disa persona në komisariat. Te mërkurën e kaluar Ligoraq Karamelo bëri betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit. Karamelo ishte kandidat vijues në listat e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. /abcnews.al