Kërcënohet familja e nënës shqiptare

schedule11:19 - 25 Prill, 2019

schedule 11:19 - 25 Prill, 2019

Familja Fetahi është e dëshpëruar. Ajo aktualisht qëndron në Wangen an der Aare, Zvicër. Ajo duhet të dëbohet, edhe pse autoritet atje janë të vetëdijshme për rrezikun që e pret në vendin e saj.

Në vitin 2008, babai i familje, serbi Redzep Fetahi arriti në Zvicër, ndërsa gruaja e tij ka Kosova, shqiptarja Alltane Fetahi, shkoi atje në vitin 2011. Por familjes tashmë i është refuzuar kërkesa për azil.

Dy djemtë e familjes kanë lindur në Zvicër dhe aktualisht janë në kopsht. Babai i familjes ka frikë të kthehet në vendin e tij pasi në vitin 2014 është dënuar me burg në mungesë. Redzep Fetahi ka frikë, ai është i kërcënuar në vendin e tij të origjinës, dhe është i dënuar me shumë vite burg.

Qeveria Serbe e quan tradhtar, pasi sipas saj ia ka ndihmuar shqiptarët gjatë luftës. Si rezultat, qëndrimi i familjes në Serbi është i pamundur, raporton decotidien.com. 

Një kthim në Kosovë, vendi i origjinës së Alltane Fetahit nuk është gjithashtu i mundur. Sepse Redzep Fetahi nuk është kosovar dhe  gruaja e tij pas martesës, e humbi familjen. Për më tepër, në Kosovë ekziston klani serb që e kërcënon me vdekje, thotë ai.

Por tashmë banorët në vendin ku jeton familja kanë bërë një peticion ku kanë mbledhur 100 firma për të mbrojtur familjen. Christian Kuhle e shikon me shqetësim situatën e familjes. Ata shkrehen se  Redzep Fetahi ka më shumë se 10 vite që qëndron në Zvicër. Ndërsa gruaja e familjes nga dëshpërimi ishte sëmurë. Megjithëse ligjërisht tashmë është e qartë se familja duhet të largohet nga Zvicra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!