Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë me dije se është kërcënuar.
Matoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ka marr mesazh kërcënimi nga persona të paidentifikuar.
Sipas saj, kjo po ndodh si shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi./abcnews.al