Kërcenin me armë gjatë luftës, kush janë ushtarët më të veçantë të UÇK-së: Vullneti për liri bëri që të mos dorëzohemi

schedule09:35 - 28 Mars, 2024

schedule 09:35 - 28 Mars, 2024

Ish-komandantët e njësisë speciale të UÇK-së, Bekim Shyti dhe Sedat Parduzi janë dy ushtarakët më të veçantë.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar disa video teksa shfaqeshin duke kënduar dhe kërcyer, ndërkohë që armiku ishte shumë afër.

Bekimi ka theksuar se vullneti për liri i ka bërë që të mos dorëzohen.

“Unë kam qene në datën 28, katër ditë pas operacionit pasi kam qene i plagosur në shpinë. Armiku ka qene shumë afër dritareve dhe ne i kemi mbuluar që të mos dukej asnjë dritë në mënyrë që të mos dukeshim, por vullneti për liri na ka bërë që të mos dorëzohemi.

Ne vazhdojmë të jetojmë në Kosovë, sepse amaneti i shokëve ka qene që të ndihmojmë vendin, tashmë jo me luftë, por nga ana e arsimit dhe ekonomike”.

Ndërsa, Sedati ka zbuluar se tashmë pas lufte ka trauma, që ndonjëherë i shfaqen përmes ëndrrave të këqija.

“Sigurisht që luftëtarët kanë një post traumë pas luftës. Kam ëndrra të këqija natën, por më shumë mi thotë gruaja. Njeriu mësohet me të. Nuk ndihemi të vlerësuar pas lufte, por në krejt botën është njësoj, sikur në Vietnam”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!