Kërcënimi për rrugën evropiane/ Gjipali: Përfundimi i gjyqit ndaj Belerit rrëzon bllokimin e Greqisë

schedule13:53 - 29 Shkurt, 2024

schedule 13:53 - 29 Shkurt, 2024

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali komentoi gjithashtu edhe kërcënimin e Greqisë se do të bllokojë rrugën evropiane të Shqipërisë nëse nuk zgjidhet çështja e Fredi Belerit. Në intervistën për “Tirana Live”, eksperti theksoi se përfundimi i gjyqit ndaj Belerit rrëzon edhe bllokimin e Greqisë.

“Për fat të keq, është e lidhur me bllokimin që Greqia i ka bërë Shqipërisë për Belerin dhe e vetmja mënyrë për zgjidhjen  e këtij bllokimi shoh përfundimin e çështjes gjyqësore me çështjen Beleri. Me përfundimin e saj, do të bjerë edhe arsyeja për vendosjen e vetos. Por kjo ngelet në dorën e vendit që vendos veton.

Jo gjithmonë arsyet janë mjaftueshëm të forta për ta arsyetuar por vendimmarrja ngelet. Është vetë traktati i BE që e mundëson që secili vend mund të bllokojë procesin e votimit. Prandaj është një element që shpresoj se do të zgjidhet shpejt për shkak se çështja aktuale është e përkohshme, por në nivel politik, marrëdhëniet e acaruara krijojnë premisa për bllokime të ardhshme.”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!