Kërcënimi për një cunami ka mbaruar pas shpërthimit të madh të vullkanit në Paqësor

schedule08:15 - 16 Janar, 2022

schedule 08:15 - 16 Janar, 2022

Kërcënimi për një cunami të mëtejshëm rreth Paqësorit pas shpërthimit të madh të vullkanit nënujor afër Tongës ka kaluar sipas një grupi monitorimi. Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Paqësor tha ditën e shtunë se kërcënimi ishte zvogëluar, por zonat bregdetare duhet të mbeten vigjilente për rryma të forta ose të pazakonta. SHBA dhe Japonia më herët paralajmëruan njerëzit që të rrinin larg zonave bregdetare.

Cunami i mëtejshëm mund të jetë i pamundur, por ka frikë në rritje se sa keq është goditur Tonga raporton “BBC”. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha ditën e shtunë se varkat dhe gurët e mëdhenj kishin dalë në breg në kryeqytetin e vendit ishull, Nuku’alofa. Ajo tha gjithashtu që “kryeqyteti është i mbuluar nga një pluhur vullkanik por kushtet janë të qeta dhe të qëndrueshme dhe që komunikimet me vendin e vogël të Paqësorit mbeten shumë të kufizuara”.

Zonja Ardern tha se Zelenda e Re po përgatitet që të dërgojë një avion zbulues për të vlerësuar shkallën e dëmtimit ditën e hënë në mëngjes me kusht që do të ishte e sigurt për ta bërë këtë. Deri tani nuk ka raportime për të plagosur dhe të vdekur në Tonga. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken tha të shtunën se ishte “ thellësisht i shqetësuar” për dëmin potencial dhe ishte gati të dërgonte mbështetje.

Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai, rreth 65 km në veri të kryeqytetit Nuku’alofa, shkaktojë dallgë prej më shumë se një metër që goditën ishullin. Pamjet në mediat sociale tregonin ujin që hynte në një kishë dhe disa shtëpi.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!