Japonia ka zhvilluar trajnime të ndryshme për qytetarët se sit ë veprojnë në rast të një sulmi raketor nga Koreja e Veriut. Ndërsa në Korenë e Jugut janë zhvilluar protesta kundër regjimit komunist ku është djegur dhe imazhi i liderit Kim Jong-un si dhe flamuri i Koresë së Veriut.
Nën dëborën e parë të vitit në Tokio është zhvilluar një ushtrim i detajuar për të përgatitur qytetarët e kryeqytetit për një lëshim të mundshëm të një raketa nga Koreja e Veriut. Rreth 350 persona morën pjesë në provën e kryer në brendësi të një stacioni metroje në veri të qytetit, si dhe në një park të komunës Bunjo.
Ushtrime të njëjta janë organizuar edhe në disa lokalitete të tjera të Japnisë, në sajë të rritjes së kërcënimit që paraqet program raketor dhe bërthamor i regjimit komunist të Penianit. Nën drejtimin e agjentëve, në rënien e sirenave të sistemit të mbrojtjes anti-raketë “Alarmi-J”, pjesëmarrësit janë evakuuar nga stacioni Kasuaga dhe godina të tjera.
Punonjësve të komunës Bunkjo u është treguar si të sillen gjatë simulimit, ndërsa frekuentuesit e parkut mësuan se si të kërkonin strehim brenda ndërtesave më të forta.
Ndërkohë, zhvillime kundër regjimit komunist ka pasur edhe në Korenë e Jugut. Një grupim me rreth 200 aktivistë konservatorë kanë djegur një fotografi të madhe të liderit Kim Jon-un dhe një flamur të Koresë së Veriut. E gjitha ngjarja ka ndodhur në stacionin qëndror të trenit në Seul ndërsa po kalonte delegacioni i Penianit që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Duke parë situatën policia koreanojugore ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shuar flakët si dhe ka shpërndarë manifestuesit./abcnews.al