Kërcënimi nga “diplomati”, Presidenca kërkesë Prokurorisë: Zbuloni kush e telefonoi Blushin

schedule13:27 - 22 Nëntor, 2019

schedule 13:27 - 22 Nëntor, 2019

Presidenca i është drejtuar ditën e sotme prokurorisë se Tiranës me një shkresë.

Gazetarja Glidona Daci referuar burimeve nga Prokuroria raportoi për abcnews.al se në këtë shkresë Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues që është prezantuar si diplomat.

“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta njoftoi se ishte shantazhuar zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

 “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”
, njoftoi ditën e djeshme Presidenti Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!