Paralajmërimi i Brahos, Enkelejd Alibeaj merret në mbrojtje nga garda: Berisha do dhunë dhe gjak

schedule11:09 - 8 Janar, 2022

schedule 11:09 - 8 Janar, 2022

Një ditë pas deklaratës së Spartak Brahos se në protestën e sotme mund të vritet një deputet i Partisë Demokratike, garda e Republikës ka marrë në mbrojtje nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Berisha do dhunë dhe gjak dhe kërkon që demokratët të përplasen me njëri tjetrin ndërkohë vetë është fshehur.

“Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”, shkruan ai.

Ish-deputeti Braho madje ka bërë të ditura dhe inicialet e deputetit që rrezikon të vritet, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!