Pas deklarimeve në parlament se ishte kërcënuar me jetë brenda në Kuvend, Rudina Hajdari merret në mbrojtje. Ministria e Brendshme i ka caktuar truprojë një oficer të policisë parlamentare.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se Hajdari qarkullon në korridoret e Kryesisë së Kuvendit e shoqëruar nga gardisti i posaçëm, ndërsa ka siguruar edhe një foto të momentit kur deputetja hyn në godinë.
Deputetja demokrate Rudina Hajdari bëri një deklaratë të fortë në nisje të seancës së 28 Tetorit ku tha se është kërcënuar fizikisht nga deputetë të tjerë në zyrën e saj tek selia e Kuvendit.
Madje ajo foli për viktima duke kërkuar që të marren masa pasi mund të ndodhin gjëra të rënda.
“Eshtë e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam raste që në zyrën time të vijnë persona që të më kërcënojnë”, tha Hajdari./abcnews.al