I dehur dhe në depresion, dhëndri kërcënon me vetëvrasje në shtëpinë e vjehrrit, policia: S’ka pengmarrje, i evakuuam familjarët

schedule00:15 - 20 Shtator, 2020

schedule 00:15 - 20 Shtator, 2020

Nuk ka pengmarrje në Fier. Drejtoria e Policisë së Fierit deklaron se familjarët që ndodheshin në banesën 3-katëshe në oborrin e së cilës dhëndri Elton Meta po kërcënon me vetëvrasje, janë evakuuar.

Nuk ka persona të lënduar dhe as të marrë peng. Familjarët janë evakuuar nga banesa nga forcat policore” thotë policia.

Por burime për Abc News thonë se ka dyshime se në banesë janë ende 5 persona, që janë kyçur në dhomat e vilës 3 katëshe të familjes Gega.

Disa prej tyre janë futur në një nga dhomat e vilës dhe kanë mbyllur derën nga brenda me çelës.

Ndërkohë që aktualisht, policia thekson se po negociohet me 31-vjeçarin që të heqë dorë nga kërcënimi për vetëvrasje dhe të vetëdorëzohet pa pasoja.

31-vjeçari ka konsumuar alkool dhe është në kushte të rënda depresioni.

Ai vijon që të jetë prej orës 22:30 në oborrin e banesës së vjehrrit të tij me një armë automatikë dhe kërcënon se do vrasë veten.

Ashtu sikur njoftoi edhe Abc News RENEA me efektivë të specializuar për të negociuar ka arritur në vendin e ngjarjes.

Motra e 31-vjeçarit po mbahet nga Forcat e Policisë për të ndihmuar negociatorin e RENEA-s po tenton që ta bindë të riun që të tërhiqet nga akti që ka ndërmarrë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!