Kryeministrja e Britanisë, Liz Truss i ka cilësuar si tronditëse kërcënimet e liderit rus Vladimir Putin për mobilizimin ushtarak, duke vënë të gjitha mjetet në dispozicion për luftën ne Ukrainë.
Në fjalimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Truss tha se: “Kjo nuk do të funksionojë”.
Kërcënimet e presidentit rus në një fjalim televiziv drejtuar kombit dukej se sugjeronin se konflikti në Ukrainë mund të shkonte në një krizë bërthamore, duke shkaktuar një përgjigje të ashpër nga liderët botërorë, të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, e cili iu drejtua OKB-së në Nju Jork, disa orë pas një fjalimi virtual të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u bëri thirrje liderëve botërorë të mos heqin dorë nga përgjigjet për Putinin, pavarësisht shqetësimeve të brendshme për rritjen e çmimeve të energjisë. /abcnews.al