Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy dhe Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen, u takuan të mërkurën e shkuar në Kaliforni, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Takimi i tyre vjen mes kërcënimeve për hakmarrje të Pekinit. Kina ngriti shqetësimin duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë në një “rrugë të gabuar dhe të rrezikshme”. Por si duhet parë kjo retorikë e Kinës? Ekspertët dhe njohësit e fushës së gjeopolitikës diskutuan në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.
Kapiteni Artur Meçollari u ndal tek stërvitja ushtarake e Kinës përreth Tajvanit, dhe rreziku potencial që mund të vijë nga kjo lëvizje, e cila nuk është aq surprizë. Ai theksoi se analistët më të mirë nuk e përjashtojnë faktin, që Kina brenda dy vitesh të sulmojë Tajvanin.
“Ka pasur stërvitje për tre ditë rresht. Nuk kanë hyrën në detin e Tajvanit. Nuk u cenua integriteti territorial i Tajvanit. Kjo është një stërvitke që nuk është e para që zhvillohet. Analistët më të mirë mendojnë se brenda dy vjetëve edhe mundet të sulmohet Tajvanit. Rreth viteve 2049 Kina ka planifikuar të kthehet në fuqi globale”, tha ai.
Kjo lëvizje e Kinës thotë Meçollari duhet parë si kërcënim i hapur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Tajvanit.
“Ky është një kërcënim i hapur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Tajvanit. Pika e fortë e Tajvanit janë tanket. Ka mbi 1100 tanke. Kina ka rreth 5500 tanke. Në rast të një plani zbarkimi, lufta do jetë kryesisht në afërsi të bregdetit, nuk do jetë një luftë detare”, shtoi ai./n.m.abcnews.al

