Kërcënimet i “mbyllin” gojën të penduarit të drejtësisë, shtyhet gjyqi për Shullazin, Lul Berishën dhe Viktor Ymerin

schedule10:15 - 12 Maj, 2022

schedule 10:15 - 12 Maj, 2022

Shtyhet për në datën 20 Maj gjyqi kundër të pandehurve Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri etj, pasi nuk u paraqit dëshmitari i prokurorisë Luftar Reçi.

Gazetari i Abc Ermal Vija raporton se Luftar Reçi, kishte paraqitur një kërkesë së s’mund të paraqitej pasi ndihej i kërcënuar dhe i rënduar psikologjikisht. Shtatë të akuzuarit dolën sot në gjyq për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve janë edhe Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi.

Lexo edhe: SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Vajdin Lamajt, çon për gjykim të akuzuarit: Nga Shullazi te Lul Berisha

Akuzat ndaj tyre janë ngritur pas dëshmisë së Luftar Reçit, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas tij, Shullazi ishte brenda një makine me ngjyrë të errët, bashkë me një vajzë kur mori bombën. Reçi tregon se Viktor Ymeri ishte mburrur në burg, se personin që i vuri bombën Vajdin Lamajt, e kishte gjetur ai nga qelia. Prokuroria e lidh Shullazin me ngjarjen referuar dëshmisë së Luftar Reçit si edhe të vëllait të Vajdin Lamajt, i cili ka dëshmuar se dyshon se pas vrasjes ishte pikërisht Shullazi dhe grupi i tij.

Lexo edhe: DOSJA/ Zbërthehet i penduari: Si e gjeta bombën që vrau Vajdin Lamajn, roli i Lul Berishës, Viktor Ymerit dhe Shullazit 

Ky i fundit, dyshohet nga SPAK se ishte personi që qëlloi me armë edhe në tetor 2004 ndaj Vajdin Lamajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur. Të akuzuarit, janë emra të njohur për drejtësinë për një seri krimesh të tjera, të burgosur, të dënuar apo të shpallur në kërkim. Lulzim Berisha është në arrati me masë sigurimi arrest në burg në mungesë dhe për të ka edhe një urdhër arrest ndërkombëtar. Ndërsa Plarent Dervishaj ndodhet i lirë në Dubai, pasi është refuzuar ekstradimi.

Lexo edhe: DOSJA/ Dëshmitari që “fundosi” Lul Berishën: Si e vramë Klodian Saliun, Lenti qëlloi me skorpions, Indriti me pistoletë

Akuzat e ngritura në përfundim të hetimeve nga SPAK

  1. Viktor Bajraktari (Imeraj), i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Falsifikimi i dokumenteve” në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal si edhe të veprës penale të “Futja, mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.
  2. Emiljano Shullazi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1, 334/2 të Kodit Penal.
  3. Indrit Taulla, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  4. Lulzim Berisha, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  5. Plaurent Dervishaj, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  6. Indrit Rusi, i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
  7. Luftar Reçi, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!