“Kërcënimet duhet t’i ndalini”, Thaçi tregon arsyen e vizitës në Shqipëri

schedule17:30 - 30 Prill, 2020

schedule 17:30 - 30 Prill, 2020

Gjatë një konference për shtyp, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar, ndër të tjera, edhe arsyen e vizitës në Shqipëri.

Të mërkurën ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u shpreh se nëse konfirmohet se nëse deputeti Behxhet Pacolli ka hyrë ilegalisht në Kosovë, atëherë do të arrestohet.

Sveçla deklaroi gjithashtu se nëse Thaçi ka qenë në makinë me Pacollin nga Shqipëria për në Kosovë, atëherë që të dy i kanë thyer me vetëdije rregullat e karantinimit.

Lidhur me këtë çështje, Thaçi tha se pyetja duhet t’i bëhet vetë Pacollit.

Ai u shpreh:

“Secili deputet e ka emrin dhe mbiemrin, si dhe e ka adresën. Bëni pyetje atyre sepse s’flas në emër të deputetëve e as të Kuvendit, as të Qeverisë. Unë flas në emër të presidencës dhe të sigurimit të garantimit të funksionimit demokratik. Kërcënimet dhe shantazhet ndaj deputetëve nga grupi që kanë mbetur në Qeveri duhet t’i ndalin”.

Ndërsa, për arsyen e vizitës në Shqipëri, Thaçi u përgjigj shkurt: “Veç për qejf”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!