Kërcënim për Perëndimin? Putin publikon videon e raketës hipersonike, e aftë të godasë Londrën në 5 minuta

schedule12:40 - 14 Mars, 2022

schedule 12:40 - 14 Mars, 2022

Rusia ka publikuar pamje të reja rrëqethëse të raketës së saj bërthamore hipersonike Zircon me shpejtësi 7000 mph që mund të godasë Londrën në pesë minuta.

Video tregon raketën që niset nga fregata Admiral Gorshkov në Detin e Bardhë, shkruan The Sun. Video e raketës bërthamore është marrë si një kërcënim për perëndimin.

Nëpërmjet saj Presidenti rus tregon se si ai mund të nisë një sulm bërthamor hipersonik në Perëndim.

Kremlini e ka cilësuar më parë raketën armë vdekjeprurëse, e cila mban një kokë luftarake konvencionale ose bërthamore, “të pandalshme”.

Në orët e para të 24 shkurtit ai paralajmëroi për “pasojat që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”, duke aluduar dukshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur një sulm bërthamor.

Në fundjavë, në shkatërrimin e tij të vazhdueshëm të Ukrainës, ai goditi një objekt ushtarak afër kufirit polak, duke e çuar luftën në pragun e NATO-s. Zircon pritet të vihet në shërbim të shpejtë këtë vit pas atyre që Putin i ka përshkruar si teste të suksesshme.

 

Ish-shefi i Marinës Mbretërore, Lord West tha se një “llogaritje e gabuar” mund të ndezë një luftë në Evropë – e cila mund të çojë në një luftë botërore që përfshin përdorimin e armëve bërthamore.

Ish-Zëvendës Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Sir Adrian Bradshaw, tha se pushtimi i Ukrainës nga Putini mund të ndezë një luftë bërthamore nëse trupat ruse hyjnë në territoret e NATO-s.

Pavarësisht lutjeve të Zelenskyt, Perëndimi nuk ka vendosur një zonë ndalim-fluturimi nga frika se do të shkaktojë një luftë më të gjerë me Putinin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!