Kërcënim me bombë në selinë e transmetuesit publik gjerman, evakuohen punonjësit

schedule11:01 - 23 Tetor, 2023

schedule 11:01 - 23 Tetor, 2023

Disa ndërtesa u evakuuan pas një kërcënimi me bombë ndaj selisë së transmetuesit publik gjerman ZDF në Mainz. Kërcënimi është marrë mëngjesin e së hënës rreth orës 08:20. Për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe njerëzve të tjerë në vend në rrethin Lerchenberg, disa ndërtesa u evakuuan më pas.

Policia po kontrollon ambientet e ZDF me qen special ndërsa në zonë janë vënë kufizime në qarkullim. Ekspertët nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit dhe mbajtës të qenve të shërbimit me qen eksploziv ishin në vendngjarje, tha një zëdhënëse e policisë. Nuk dihet ende se kush qëndron pas kërcënimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!