Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kërcejnë” çmimet e banesave/ Eksperti shpjegon faktorët: Tirana po zhvillohet në disa pole, pritet rritje në bregdet

schedule14:36 - 28 Prill, 2025

schedule 14:36 - 28 Prill, 2025

TIRANË- Çmimet e banesave iu rikthyen rritjes së përshpejtuar pjesën e dytë të vitit 2024.

Sipas indeksit Fischer, çmimi mesatar i banesave ne rang vendi pati një rritje me 23.6% kundrejt pjesës së parë të vitit, dhe me 44.5% kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë.

Më e lartë kjo rritje rezultoi për Tiranën, 26.2% – 56% më shumë se një vit më parë.

Eksperti i pasurive të paluajtshme Dritan Ballgjini, gjatë një bisede me “Money Report” në ABC News u shpreh se rritje çmimesh ka patur dhe kjo është vërejtur kryesisht në zonat periferike të Tiranës.

Ai theksoi se rritja e çmimeve do të vazhdojë në pjesën bregdetare, pasi zonat në fjalë janë shumë herë më lirë se vendet e tjera bregdetare, krahasuar me Malin e Zi apo Kroacinë.

“Në zona të caktuar ka rritje të caktuar, por jo se janë rritur me dy shifra. Rritja e çmimeve është në zona të ndryshme. Kemi në periferi të Tiranës. Kërkesa më e lartë mbetet Në zonat periferike, sepse dihet sa është rroga mesatare dhe kapaciteti i qytetarëve. Çmimet e reja të referencës kanë ndryshuar në rritje në çdo pjesë të Tiranës dhe në çdo pjesë të bregdetit. Pjesën kryesore në këtë rritje e ka bregdeti, që po ndërtohet nga veriu në jug dhe kostot janë të konsiderueshme. Bregdeti i Shqipërisë do fillojë të rritet, sepse deri në këto momente është bregdeti më i lirë në rajon. Rritjet kanë qenë mbi 20%, janë rritur dhe do vijojnë të rritet. Në bregdet çmimi mesatar rritet nga 15-17 %”, tha ai.

Eksperti u shpreh më tej se Tirana tashmë po zhvillohet në disa pole dhe kjo ka bërë që të rritet kërkesa për blerje pronash.

“Tirana nuk po zhvillohet vetëm në qendër, por ajo po zhvillohet në disa pole. Ne jemi në një stabilitet të çmimeve. Besoj se kjo do të vazhdojë, por kërkesa është e vazhdueshme dhe jemi para faktit se jemi para verës dhe qytetarët kthehen dhe kërkesa do jetë konsistente. Shumë shpejt do jetë poli i Kombinati. Po ashtu janë rezidencat elitare të Tiranës”, theksoi Ballgjini. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!